E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk përmbahet Rama në Bruksel; Burgosja e ish-krerëve të UÇK në Hagë faqe turpi e Këshillit të Evropës
Lajme

Nuk përmbahet Rama në Bruksel; Burgosja e ish-krerëve të UÇK në Hagë faqe turpi e Këshillit të Evropës

Shpërthimet e Ramës në deklarata në Bruksel duket se nuk kanë të ndalur. Ai ngriti akuza të forta ndaj Këshillit të Evropës dhe Gjykatës së Hagës që po mban në burg ish-krerët e UÇK-së nën akuzat për krime lufte e trafikim të organeve të qenieve njerëzore duke e deklaruar si një faqe turpi për Keshillin Europian të cilët duhet te kërkonin falje.

Deklarata e plotë;

Gjykata e Hagës është krijuar në bazë vetëm të këtij raporti, sepse ka qenë ky raport plot me gjepura, që ka sjellë në jetë këtë lloj gjykate speciale. Hetime pas hetimesh janë bërë në Kosovë e Shqipëri, totalisht të pavarura nga çfarëdo lloj ndikimi, dhe nuk solli asgjë, zero. Zero absolute përqindje të trafikimit të organeve të qenieve njerëzore. UÇK ka qenë në fakt viktimë e një sulmi të organizuar në të gjithë botën. Askush nuk duhet të përpiqet ta pështjellojë në një mënyrë tjetër. Nuk ka të bëjë fare me procesin që po ndodh, apo me provat, apo çfarëdo që mund të kenë në Hagë, por kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Evropës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.