Mosfunksionimi i e-Albanias kthen në kaos bizneset/Bllokohet aktiviteti i tyre
Prej ditësh sistemi e-Albania, platforma që operon në shërbime të gjithëanëshme për qytetarët bizneset dhe administratën publike, është jashtë funksioni për shkak të një sulmi kibernetik që ka ardhur nga jashtë. Veprimtaritë janë fokusuar drejt kësaj platforme online mosfunksinimi i saj ka ngdalsuar gjitçka. Biznese të shumta janë ankuar se ata tashmë nuk mund të realizojnë shumë shërbime.
Shqetësimi kryesor është dorëzimi i bilanceve. 31 korriku është afati i fundit i dorëzimit të bilancit të vitit 2021, që bëhet përmes sistemit të E-Albania. Që prej ditës së shtunë askush nuk është në gjendje të dorëzojë bilancin, por edhe më herët subjektet raportuan që kishin vështirësi në këtë proces. Gjoba për mosdorëzim bilanci është rritur këtë vit në 60 mijë lekë, nga 15 mijë lekë që ishte më parë.
Po ashtu edhe qytetarët nuk kryejnë dot procedurat pranë kadastrës lidhur me pronën çka do të thotë aplikime të ndryshme për regjistrim titull pronësie, shitblerje madje nuk merret dot as certifikata e vaksinimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



