Një 47-vjeçar tentoi të vetëdigjej me benzinë
Në kushte të rënda një 47-vjeçar tentoi të vetëdigjej me benzinë ngjarja ka ndodhur në afërsi të spitalit të Delvinës. Mësohet se 47-vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi: Sot, rreth orës 17:35, në afërsi të spitalit të Delvinës, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse benzinë, shtetasi Sh.Sh., 47 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



