E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-truproja e Saimir Tahirit që u ekstradua nga Gjermania shkon në gjyq
Lajme

Ish-truproja e Saimir Tahirit që u ekstradua nga Gjermania shkon në gjyq

Dosja në ngarkim të ish-truprojës së Saimir Tahirit ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.

Konkluzionet përfundimtare ndaj të pandehurit Hekuran Marku do të paraqiten më 12 shtator, ndërsa e vetmja kërkesën e avokatëve mbrojtës e marrë parasysh nga Gjykata është ajo e gjykimit të shkartuar, çka i ul automatikisht dënimin me 1/3-n. Avokatët kërkuar gjithashtu që dosja të kthehet për plotësim hetimesh, me pretendimin se nuk janë marrë disa qeliza telefonike.

DËSHMIA

Duke hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë, Hekuran Marku, ka mohuar që të jetë përfshirë në trafikun e drogës. Ai mësohet të ketë deklaruar në seancë se nuk i është fshehur drejtësisë shqiptare dhe se në Gjermani ka familjen e tij.

“S’kam lidhje me akuzat. Nuk kam kryer asnjë veprim të tillë. Kam qenë në ruajtje fizike të ministrit Saimir Tahiri dhe regjistrat tregojnë lëvizjet e mia dhe që s’jam marrë me drogë. Kërkoj gjykim të shkurtuar, u ktheva nga Gjermania, ku jam i regjistruar me dokumente e punë të ligjshme, për këtë proces. Punoja si hidraulik atje dhe në Gjermani kam familjen. Nuk i jam fshehur drejtësisë shqiptare”, u shpreh Marku, para trupit gjykues.

AKUZAT

Hekuran Marku, u ekstradua nga Gjermania më 1 prill të këtij viti, shtatë muaj pas arrestimit atje për llogari të drejtësisë shqiptare. Ndërsa Marku u arrestua në Gjermani, ish-badigardi tjetër i Tahirit, Agustin Deda u arrestua në Francë.

Gjykata e  Posaçme e akuzonte 47- vjeçarin për disa akuza si ato për “Trafik narkotikësh”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Marku ka qenë truprojë e ishministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nga viti 2014 deri në vitin 2016, periudhë kur në vend lulëzoi masivisht kultivimi i lëndëve narkotike. Marku akuzohet se në bashkëpunim me 4 italianë dhe një shqiptar të njohur si Eltjon Bregu ka trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë bashkë me kolegun e tij Agustin Deda.

Droga iu është sekuestruar dy të arrestuarve në Bari, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. SPAK-u dyshon se Deda dhe Marku kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për t’ua dorëzuar katër italianëve.

“Më 17 dhjetor, Sheshi kishte marrë Ajdinin, duke e pyetur çfarë kishte bërë për drogën, sepse Silvio e Mimmo e Giuseppe nga Bari donin të kishin ndonjë lajm.

Droga ishte për këto tre barezët që kishin përgatitur mjetet e transportit, vendin, ku do ta mbanin në një kapanon. Ne do të arrinim në brigjet bareze e shkarkimin dhe transportin do ta bënin ata, bashkë me shitje më pas.

Ngarkesa ishte 1.000 kile e barezët do na e paguanin neve, marrëveshjet i kishte pasur Ajdini.

Kostoja ishte ndoshta 650 € për kg. Gjatë marrëveshjeve unë nuk isha afër tyre, fliste vetëm Ajdini e unë isha larg.

Pingio e Agustin e Hekuran na tha që unë dhe Ajdini do të fitonim 100.000 euro për kokë, për transportin e kësaj droge. Po u arrestuam”, thuhet në dëshminë e Seferit në dosjen e SPAK-ut. Dy ish-badigardët ishin në listën e 38 personave të vënë nën akuzë në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.