E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nuk u kualifikua për në festivalin e fundvitit/ Kastro Zizo shpërthen në akuza
Lajme

Nuk u kualifikua për në festivalin e fundvitit/ Kastro Zizo shpërthen në akuza

Këngëtari Kastro Zizo, ka shpërthyer në akuza ndaj organizatorëve të festivalit të fundvitit në RTSH, pasi kënga e tij nuk u kualifikua,

I ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, Kastro Zizo, ndonëse nuk përmendi emra, nuk i ka kursyer akuzat, teksa fliste për pazarxhinjë dhe zarfexhinjë.

Në vijim këngëtari është shprehur se tekstin e këngës që nuk u kualifikua për në festival ia kishte dërguar edhe kryeministrit Edi Rama, por ai e kishte injoruar atë.

“Kënga ime ka të bëjë me një vals jete, kemi të bëjmë me lotët e nënave, me lotët e grave dhe të atyre emigrantëve që nuk shohin familjen e tyre.

Këta janë mësuar me klishera, janë mësuar me 2 800 000 lekë që janë këtë vit. Këta janë pazarxhinj të vegjël, këta janë zarfaxhinj të vegjël mor burrë. Këta nuk paguajnë dritat, presin të marrin në fund të festivalit lekët e dritave.

Këta dhe kupola e tyre po përdhosin artin, këta dhe kupola e tyre kanë 27 vjet të mallkuarit. Jemi bërë një popull dele dhe duke u delëzuar do hamë silazh përditë pa ngritur zërit nga këta që janë mbi ata që kanë qenë dhe ata që do të jenë. Mos përdhosni artin, promovoni vlerat, boll ngelët me anti vlera madhore të këtij vendi që ngeli në tranzicion madhor”, – tha Kastro Zizo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.