OSHEE i vjedh shqiptarët në faturat e dritave, Mitsotakis subvencionon grekët me 1 MLD €
Ndërkohë që drejtori i OSHEE Ardian Çela vjedh shqiptarët në faturat e energjisë elektrike e i lë pa drita fare, shteti fqinj Greqia ka vendosur të subvencionojë faturat e energjisë elektrike për shtetasit grekë për muajin gusht.
Vjedhja e Çelës u vërtetua në një denoncim të një qytetari pak ditë më parë i cili nxori blof vjedhjen e matësave të OSHEE me atë të brendshim që kishte në shtëpi. Çela e kishte faturuar në faturën e dritave 800 mijë lekë të vketea!
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka premtuar gjysmë miliardë euro të tjera në mbështetje të subvencioneve për të trajtuar krizën e vazhdueshme energjetike, ndërkohë që Shqipëria dhe shqiptarëf janë zhytur në terr.
Dje në një mbledhje të kabinetit qeveritar, ai tha se përveç subvencioneve në muajin gusht për faturat e familjeve dhe bizneseve, do të jenë në dispozicion edhe gjysmë miliardë euro të tjera.
“Kjo shumë do t’i kthehet shoqërisë për mbështetjen e saj,”-tha ai. Qeveria, theksoi ai, po vazhdon të ndërtojë fortifikime kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
“Në gusht, megjithatë, faturat e familjeve dhe bizneseve do të subvencionohen gjithsej nga të gjitha burimet që kemi në dispozicion, me një shumë që i kalon 1 miliard, kjo vetëm për një muaj. Dhe në këtë mënyrë deri në 90% të rritjeve për familjet mund të përthithen në të gjithë bordin për të gjithë”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



