E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedia në Himarë/ Meta thirrje për reagim: Ndëshkim i menjëhershëm!
Politikë

Tragjedia në Himarë/ Meta thirrje për reagim: Ndëshkim i menjëhershëm!

“Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka rreaguar në lidhje me ngjarjen erëndë mnë Himarë kur një 5-vjeçare është përplasur nga një gomone.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-presidenti ka shprehur ngushëllime për familjen e vogëlushes dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim për autorin.

Postimi :

Thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit A.T i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për humbjen e vogëlushes së tyre të shtrenjtë, dënoj me forcën më të madhe situatën katastrofike të sigurisë publike në plazhe, në pikun e sezonit turistik, fatkeqësisht me pasoja kaq tragjike të përsëritura.

Hetim i menjëhershëm i thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit!

Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.