Ndalohet të hyjë në Kosovë spiunia ruse! “Kishte për qëllim destabilizimin e vendit”
Daria Aslamova i është ndaluar ditën e sotme hyrja në Kosovë. Rusja ka qenë e angazhuar si spiune për inteligjencën ushtarake ruse, e kamufluar si gazetare.
Qëllimi i hyrjes së saj në vend është parë si tentativë destabilizimi të vendit pas incidentit të fundit.
Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla ka deklaruar se Aslamova ka tentuar të hyjë në Kosovë, një javë pas tensioneve të shkaktuara nga strukturat kriminale në veri. Ai përmendi sulmin e sotëm me armë ndaj policisë së Kosovës në Liqenin e Ujamanit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



