Ministrja e Ramës njofton kredinë e radhës: Morëm 49 MLN EURO!
Ministrja e Ramës, Delina Ibrahimaj ka njoftuar marrjen e një tjetër kredie prej 49 mln dollarësh për të përfunduar rrugën Qukës-Qafë Plloçë. Përmes një prononcini për mediat ajo tha se, sipas saj, kredia e marë është me terma shumë të favorshme në një kohë që jemi në krizë ekonomike.
Ky segment me një gjatësi prej 43 km ka nisur të ndërtohet që në vitin 2009 dhe për shkak të ndryshimit të projektit ende nuk ka përfunduar.
Ibrahimaj tha:
Kam pasur nderin të nënshkruaj kredinë me një vlerë totale 49 mln dollarë si një kredi shtesë e dhënë nga fondi saudit për zhvillim. Ne e kemi financuar këtë projekt më parë me vlerë 25 mln dollarësh. Kjo marrëveshje synon përfundimin e projektit. Rruga është me gjatësi 43 km dhe përfitojnë prej saj rreth 600 mijë banorë duke përmirësuar cilësinë e transportit apo sigurinë rrugore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



