E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vranë 41-vjeçarin për një vend parkimi, gjykata lë në burg dy vëllezërit Tarja
Publik News

Vranë 41-vjeçarin për një vend parkimi, gjykata lë në burg dy vëllezërit Tarja

Gjykata e Sarandës ka lënë në burg pa afat dy vëllezërit Xhoi dhe Xhanelo Tarja, të cilët akuzohen për vrasjen e 41-vjeçarit Klodian Bakiaj.

Dy vëllezërit Tarja janë ndaluar  dy ditë më parë për ngjarjen e ndodhur për shkak të një parkimi ku gjeti vdekjen i goditur me thikë 41 vjeçari Klodian Bakiaj nga Tepelena. Mbi të dy  vëllezërit Tarja rëndon akuza  “Vrasje me dashje në bashkëpunim” .

Sot në masën e sigurisë të rinjtë me lot në sy kanë kërkuar ndjesë për çfarë ka ndodhur. Ndërsa sipas avokatit Edison Ademi, autori i ngjarjes ka qenë 18 vjeçari Xhoi Tarja.

Pas goditjeve me grushte që viktima i ka dhënë 18 vjeçarit ky u fundit u largua për momentin për t’u rikthyer përsëri ku grindja vazhdonte me vëllanë tjetër Xhanelo Tarja.

Xhoi ka goditur me thikë 41 vjeçarin Klodian Bakiaj, duke i marrë jetën.

Ndërsa për Genci Ahmeti, administrator i hotelit ku punonin dy të rinjtë u mor si masë “Arrest  me burg” me afat 1 muaj me akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.