E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gramsh, rrufeja i vrau tufën me 165 dele
Publik News

Gramsh, rrufeja i vrau tufën me 165 dele

Blegtori  në gjendje të rënduar psikologjike. Banorët e zonës dhe ekspertë të ministrisë bëjnë groposjen

Ditën e djeshme, moti i keq në Gramsh rezultoi fatal për një prej blegtorëve të zonës, i cili humbi 165 krerë dhenë nga tufa e tij, pasi u goditën nga shkreptima e rrufesë.

Siç edhe raportoi ditën e djeshme BalkanWeb, e gjithë tufa ngordhi, por fatmirësisht shpëtoi çobani i saj Skënder Shuli, i cili me lot në sy bëri apel për ndihmë nga qeveria, pasi tha se familja e tij prej 6 anëtarësh kishte si burim të ardhurash gjedhët.

“Sot rrufeja nuk goditi vetëm tufën time, por gjithë familjen”, tha blegtori Shuli.

Ditën e sotme banorët e zonës si dhe ekspert nga Ministria e Bujqësisë kanë bërë groposjen e deleve, ndërsa blegtori, i cili ka kaluar gjithë jetën me mbarështimin e tyre nuk mundi t’i bashkohej bashkëfshatarëve, pasi gjendja e tij psikologjike është tepër e rënduar.

Ndërkohë, sipas banorëve shiu ka qenë shumë i rrëmbyeshëm dhe i shoqëruar me vetëtima të fuqishme, aq sa në zonë prej vitesh nuk mbahej mend një stuhi e tillë.

Duke qenë se pas publikimit të lajmit mbrëmjen e djeshme në sesionin e komenteve në llogarinë e Facebook të BalkanWeb kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë dashur të dhurojnë diçka për t’i ardhur në ndihmë familjes së blegtorit që u godit nga kjo fatkeqësi, ne vendosim në dispozicion numrin e kontaktit të djalit të tij si më poshtë: +355 68 589 706

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.