E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vodhi lekët e shqiptarëve në RTSH/ SPAK liron nga burgu Thoma Gëllçin!
Lajme

Vodhi lekët e shqiptarëve në RTSH/ SPAK liron nga burgu Thoma Gëllçin!

Pasi vodhi taksat e shqiptarëve nëpër tenderat e RTSH, ish-drejtori Thoma Gëllçi është liruar nga burgu.

SPAK ka marrë vendimin për të lënë të lirë Gëllçin pavarësisht se ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.

Avokati i tij Dorian Matllia bëri kërkesë në GJKKO për lirimin e klientit të tij për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit, kërkesë kjo e cila u pranua nga organi i drejtësisë.

Gëllçi e ka çuar çështjen në Apel, ku kërkon pafajësi.

Rikujtojmë se ai u burgos për abuzimin me tenderin e hapjes së kanalit të ri RTSH Agro me vlerë rreth 100 MLN Lekë me TVSH. Ai së bashku me disa zyrtarë të RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor të vitit të shkuar pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.