Rama i çon fadromat te hoteli i pronarit të News 24, reagimi: sulm i paligjshëm
Inspektorë të Inspektoratit Të Mbrojtjes së territorit mëngjesin e sotëm kanë mësyrë pranë ambienteve të “Prestigje Resort” në plazhin e Golemit.
Gazetari i “Balkan Web” thote se ndërhyrja është e paligjshme pasi nuk kanë pasur asnjë vendim. Ndërkohë ka pasur një diskutim dhe është kërkuar nga përfaqësuesi ligjor i “Hysenbelliu Group” që të vendoset në dispozicion leja, por kjo nuk është bërë nga IKMT.
“Ende nuk dihet konkretisht se çfarë punonjësit e IKMT. Ndërkohë nuk ka pasur asnjë lloj mirëkuptimi nga punonjësi i IKMT-së, për të gjetur një mirëkuptim për situatën e krijuar mes palëve. Ata kanë deklaruar se duhet të ndërhynin në “Resort” dhe kanë deklaruar se duhet ta ekzekutonin patjetër”, tha gazetari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



