E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Urbanisti  Gent Kaprata e thotë troç: Reforma territoriale e qeverisë falimentoi!
Publik News

Urbanisti Gent Kaprata e thotë troç: Reforma territoriale e qeverisë falimentoi!

 I hoqi pushtetin qytetarit, ia dha kryebashkiakut

Urbanisti politolog Gent Kaprata ka analizuar dilemat e reformës territoriale, në lidhje me maksimalizimin e votës, apo për një qeverisje më të mirë administrative.

Urbanisti Kaprata theksoi se reforma territoriale e miratuar nga qeveria në vitin 2014 falimentoi ashtu sikur ekspertët e kishin parashikuar.

Kaprata tha gjithashtu se kjo reformë thjesht i ka hequr pushteti qytetarit me këtë reformë, pasi ai kryetar komune votohej me votë nga qytetarët dhe tani emërohet nga kryebashkiaku.

Kaprata: Nuk ka asnjë informim të gjerë publik se çfarë po ndodh por në ato pak gjëra që kemi parë, PD e cila ëshë më e interesuar të ketë një reformë të vërtetë administrative territoriale, në radh të parë qeverisëse dhe pastaj të mari formë në ndarjen gjeografike e njësive të reja të pushtetit vendor, thotë se duhen të paktën 90. Pra i gjithë debati i një çështje kaq të rëndësishme degjeneron në numrat që propozon PD ose PS e cila thotë më pak se 61 bashki.

Kam përshtypjen se në ndarja e bërë në vitin 2014 e reformës territoriale është bërë me kompjuter i cili tregon se ku janë bastionet e votave.

Reforma administrativo territoriale është reforma e dyta pasi një shtet vendos nëse do të jetë një shtet i domkracisë liberale, një republikë demokratike me ushtrimin e pushtetit në disa nivele. Kush janë pushtetet që duhet të ushtrojë qeveria si një e tërë dhe kush qytetarët dhe pasi vendosim se kush janë pushtetet qeverisëse bëhet hapi i dytë ku këto pushtetet qeverisëse ndahen në dy ose më shumë nivele qeverisëse.

Pas ndarjes së këtyre pushteteve atëherë mund të bëjmë një hartë pra ti japim një kuptim gjeografik kësaj ndarje pushteti që fillon nga qeveria qendrore.

Në këto momente, topi është në fushën e opozitës. Reforma territoriale që qeveria bëri dështoi dhe falimentoi në të gjitha kuptimet që ne ekspertët kishim paralajmëruar. Kjo reformë e 2014-ës jo vetëm që nuk kurseu 80 milionë euro në vit që tha se do bënte në fillim dhe ka marrë shumë më tepërt se kaq çdo vit. Thjesht i është hequr pushteti qytetarit me këtë reformë. Ai kryetar komune votohej me votë nga qytetarët dhe tani emërohet nga kryebashkiaku./Syri tv

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.