E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë/ Policia arreston një  kriminel shumë të rrezikshëm!
Lajme

Korçë/ Policia arreston një kriminel shumë të rrezikshëm!

Hapi lokal pa NIPT dhe kasë fiskale

Policia e Korçës e ka nisur mbarë me goditjen e krimit të organizuar. Në kuadër të luftës së ashpër që ka shpallur qeveria kundër informalitetit, është arrestuar një qytetar i këtij qyteti.

47-vjeçari me inicialet A.A është vënë në pranga pasi hapi lokal në Korç pa NIPT dhe kasë fiskale.Urdhëri i pazbatuar i ministres së Financave Delina Ibrahimajt për qytetarët shqiptarë po i fut këta të fundit në burg, ndërsa respektimi i ndërsjelltë që kanë pushtetarët ndaj tyre i cili është mos-abuzimi me taksat e popullit, i ka bërë ata të paprekshëm edhe nga organet e drejtësisë.

Po të vjedhësh shtetin të fusin brenda! Por kur shteti vjedh qytetarët, i votojmë dhe i bëjmë ministra e kryeministra!

NJOFTIMIT “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandimit me mallra dhe informalitetit, kanë goditur një rast të këtyre veprimtarive të paligjshme.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore, të papajisur me kasë fiskale”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”./Joq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.