E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Ti hiqet menjëherë mandati Tahirit, është emergjencë kushtetuese
Lajme

Berisha: Ti hiqet menjëherë mandati Tahirit, është emergjencë kushtetuese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar heqjen e menjëhershme të mandatit të Saimir Tahirit, duke e cilësuar si një emergjencë kushtetuese.

Ish-kreu i qeverisë me anë të një postimi në Facebook, thekson se pas shkeljes së vendimit të Kuvendit për të mos dalë jashtë Shqipërisë, Tahirit i duhet hequr menjëherë mandati.

Ja postimi i Berishës:

Heqja e mandatit te Tahirit është emergjencë kushtetuese!

Të dashur miq, Saimir Trafiku ka shkelur vendimin e Kuvendit, i cili ndër të tjera nuk e lejontë atë të largohej nga Shqipëria. Këtë vendim të votuar nga Kuvendi, nuk mund ta anulloj asnjë institucion tjetër përveç Kuvendit. Shkelja e vendimeve të Kuvendit përbën shkelje madhore kushtetuese, por për Noriegën dhe Saimir Trafikun jo, pasi Kushtetuta, vendimet e parlamentit janë letër pa vlerë.

 I bëj thirrje parlamentit të mblidhet me urgjence për heqjen e menjëhershme të mandatit të deputetit Saimir Trafiku, ose të vendosë vetëshkrijen e tij! 
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.