E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjobë për Lul Morinën për pallat 9-katësh pa leje, qytetarët burg për një avlli
Publik News

Gjobë për Lul Morinën për pallat 9-katësh pa leje, qytetarët burg për një avlli

Ditën e sotme, pasi Rama njoftoi burgosjen e pronarëve që kanë ndërtuar pa leje, ka plasur show qeveritar me kamerat e ERTV në Farkë.

Pëe çudinë e të gjithëve, është pikërisht pallati i biznesmenit Lul Morina, hotelin e të cilit “Radisson Collection” e promovoi vetë Rama pak muaj më parë kur u inaugurua.

Pallati 9-katësh me dy kate nëntokë dhe shtatë kate mbi tokë është i gjithi i ndërtuar pa leje. Morina është dënuar me gjobë 35.000 Lekë për çdo metër katror dhe në këtë mënyrë do të shmangë sekuestrimin e plotë të godinës.

Vetëm në rast mos-pagimi të gjobës do të çonte në sekuestrim të ndërtesës dhe jo konfiskim të saj dhe burgosje të biznesmenit siç qeveria paralajmëroi.

Pra për biznesmenin e njohur qeveria zbaton masën administrative gjobë, ndërsa për ata që ndërtojë edhe një avlli pa leje do të burgosen. Kjo është formula e thjeshtë se si funksionon shteti shqiptar, e pasqyrohet edhe në propagandën më të cekët të ekraneve të kryeministrit.

Pavarësisht kësaj, Morina i paska dhënë me qira qeverisë pallatin e tij për të filmuar një skenë propagandistike që synon të bindë qytetarët se ligji në Shqipëri funksionon njësoj për të gjithë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.