E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamjet nga droni, çojnë në pranga  një 20 vjeçar
Publik News

Pamjet nga droni, çojnë në pranga një 20 vjeçar

Operacioni policor i koduar “Kamuflimi” nga Komisariati i Policisë Kurbin, ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në ambient të hapur, e ka çuar në pranga autorin e dyshuar. Procedohet në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike të cilat u asgjësuan nga shërbimet e Policisë.

“Si rezultat i kontrolleve, si dhe bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar “Kamuflimi”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

20-vjeçari është arrestuar pasi, në afërsi të banesës së tij, në një zonë me shkurre, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike që janë asgjësuar me anë të djegies.

Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi L. L., 56 vjeç, banues në Fushë Milot, me detyrë kryetar i po këtij fshati, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, beri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.