E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shuhet në moshën 95-vjeçare  Lilo Labja, në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar”
Publik News

Shuhet në moshën 95-vjeçare Lilo Labja, në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar”

Mesarete Imeraj

Është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare Mesarete Imeraj Karagjozi e njohur për shqiptarët si Lilo Labja, në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar”.

Mesarete Imeraj (Lilo Labja) dhe aktorja Yllka Mujo në filmin “Malet me Blerim Mbuluar”
Lilo Labja është personazhi që plagoset në film, ndërsa skena nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e partizanes.

Disa vite më parë Imeraj rrëfeu për News 24 momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës që i përngjante rolit që u përjetësua në film nga aktorja Yllka Mujo.

“Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë. Por rinia është ajo që të bën të jetosh. 

17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat. Ndërsa jashtë shtetit  me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë,  asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërise atë që i kemi dhënë ne”,shprehej ajo.

Siç njofton familja, Imeraj do të përcillet në banesën e fundit nesër ( e shtunë) në orën 14:00, në varrezat e Sharrës.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.