E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama tentoi të fuste edhe bankat te e-Albania
Lajme

Rama tentoi të fuste edhe bankat te e-Albania

Këto sulme kanë kulmuar ditët e fundit, kur shteti duket se është shembur.

Por edhe pse e dinte për këto sulme, në mënyrë skandaloze, Edi Rama sulmoi ashpër bankat në muajin maj të këtij viti, duke tentuar që shërbimet bankare të bëheshin pjesë e e-Albania.

“Nuk ka pse një qytetar që ka një kartë krediti, qoftë debiti, qoftë online banking, dhe të ikë të niset për te dera e bankës për të paguar për një shërbim publik, po njësoj siç bën me e-Albania mund të kryejë dhe pagesën mu aty në e-Albania dhe kjo mund t’i konfirmohet në kohë reale, është plotësisht e realizueshme teknikisht dhe ky është një transformim që nuk është më koha ta diskutojmë, është koha ta bëjmë. Është shokuese për mua që panorama e sotme e nivelit të teknologjisë së bankave, është kjo që është,” tha Rama.

Bankat reaguan duke thënë se ofrojnë shërbime online me një siguri të lartë.

Kompania amerikane ‘Microsoft’ thotë se ka besim të lartë se pas sulmeve kibernetike të ndodhura në Shqipëri në 15 korrik të këtij viti që sulmuan faqet online të qeverisë si dhe të shërbimeve publike, qëndrojnë aktorë të sponsorizuar nga qeveria iraniane.

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, deklaroi në atë kohë se qëllimi i Ramës ishte që të vendoste nën kontroll regjistrin e kredive dhe kursimeve të shqiptarëve. Bankat nuk u bënë pjesë e e-Albania dhe paratë e shqiptarëve janë të sigurta. Kryetari i PL, Ilir Meta tha sot se ky është një lajm i mirë. “Edi Rama, duke e ditur këtë situatë prej kohësh, në 6 maj 2022, kërkoi t’iu impononte bankave kryerjen e shërbimeve të e-Albania, t’i fuste në sistemin e tij të shqepur. Kjo kërkesë e çuditshme dilte pas goditjeve të njëpasnjëshme”, tha Meta.

‘Microsoft’ vlerëson se përveç sulmit shkatërrues kibernetik, një ‘aktor tjetër’ i sponsorizuar nga shteti iranian ka marrë informacione të ndjeshme muaj më parë.

Disa media onlie dhe platforma të mediave sociale u përdorën për të publikuar informacionet e ndejshme.

Sulmi, sipas kompanisë ‘Microsoft’ është zhvilluar në katër faza: Ndërhyrja fillestare; vjedhja apo lëvizja e të dhënave; Kriptimi dhe shkatërrimi i të dhënave si dhe faza e fundit publikimi i një pjesë të këtyre të dhënave.

Si u krye sulmi kibernetik

Microsoft thotë se ‘aktorët e përfshirë në marrjen e aksesit fillestar dhe vjedhjen e të dhënave janë të lidhur me EUROPIUM-i, i cili ka qenë i lidhur publikisht me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS) dhe u zbulua duke përdorur tre grupime unike të aktivitetit’.

Njësia e ‘Microsoft-it’ për zbulimin e sulmeve kibernetike u angazhua me kërkesë të qeverisë shqiptare për të bërë hetime mbi sulmin. Microsoft do të vazhdojë partneritetin me Shqipërinë për të rritur mbrojtjen nga sulme të tilla në të ardhmen, theksohet në një deklaratë.

Pse kompania ‘Microsoft’ beson se pas sulmit kibernetik qëndron qeveria e Iranit?

Kompania amerikane thotë se provat e mbledhura gjatë hetimit tregojnë se hakerat vepruan jashtë Iranit. Ata përdorën të njëjtat ‘mjete’ që kishin përdorur hakerë të tjerë të njohur iranianë.

Sulmuesit përgjegjës për ndërhyrjen dhe nxjerrjen e të dhënave synuan sektorë dhe vende të tjera që janë në përputhje me interesat iraniane. Një kod për fshirjen e informacioneve është përdorur më parë nga një ‘actor’ i njohur Iranian.

Po ashtu kanë përdorur edhe programe me qëllim për të bllokuar aksesin në një sistem kompjuterik derisa të paguhet një shumë parash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.