PD njofton mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Zbulohet data dhe ora
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.
Në rendin e ditës do të diskutohet rreth situatës politike dhe vendimmarrje mbi aksionin opozitar.
“Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD”, thuhet në njoftimin e PD.
Mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar u zhvillua më 6 qershor ku u zgjodhën edhe strukturat e reja te Partisë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



