Rama i Erdoganit dhe Gylenit reagon për mbylljen e shkollës: Teori konspiracioni
Edi Rama ka reaguar së fundmi, për heqjen e licensës së shkollës Mehmet Akif, në Tiranë. Miku i ngushtë i Erdogan, shprehet se vendimi ka ardhur vetëm për shkak të shkeljeve dhe nuk ka prapavijë tjetër.
Ai thotë se përdorimi i fëmijëve është i turpshëm nga ana e institucionit.
Rama ka shkruar:
Pas çdo vendimi kërkohet një qëllim tjetër nga i vërteti dhe bombardohet publiku me lajme të rreme e me teori konspiracioni! S’ka asgjë të tillë dhe asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një liçence shkolle si plot të tjera më parë. Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës. Përdorimi i fëmijëve pastaj për të fshehur fajin karshi ligjit, prindërve dhe vetë nxënësve, duke luajtur rolin e viktimës së qeverisë, kur në fakt je verifikuar jo një po dy herë në shkelje, tregon ndërgjegje të ulët në raport me misionin e lartë të një vatre edukimi.
Kujtojmë se Rama ka pasur marrëdhënie të mira edhe me ‘influencuesit’ e Gylenit, por papritur duket se një pazar është prishur është prishur. Këta influencuesit e Gylenit, merrnin dhjetra miliona euro nga taksat e shqiptarëe në tendera abuzivë, por së fundmi, diçka është krisur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



