E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Llideri i opozitës: Bëmë më të mirën, por nuk mjaftoi
Publik News

Llideri i opozitës: Bëmë më të mirën, por nuk mjaftoi

“Ditë e trishtuar për Italinë”

“Është një ditë e trishtuar për Italinë”, ka thënë kreu i Partisë Demokratike (PD) të qendrës së majtë Enrico Letta.

Ai thase PD është tashmë partia kryesore opozitare e vendit dhe do të “luftojë me të gjitha forcat e saj” dhe me “vendosmëri të madhe”.

“Ne nuk do të lejojmë që Italia të largohet nga zemra e Evropës. Nuk do të lejojmë që Italia të shkëputet nga vlerat europiane dhe para së gjithash nga vlerat e veta kushtetuese”, tha Letta.

“Bëmë më të mirën, por nuk mjaftoi”, shtoi ai.

Letta ka dhënë mësim në universitetin Sciences Po në Paris, por u thirr përsëri në mars 2021 në Itali për të drejtuar PD.

Ai shprehet se është një “keqardhje e madhe personale” që PD nuk arriti të mposht aleancën e Melonit, gjë që ka bërë që Italia të zgjedhë qeverinë më të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai gjithashtu njoftoi se nuk do të konkurrojë për udhëheqjen e partisë kur të ketë zgjedhje

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.