Nënshkroi aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës dhe akuzoi Perëndimin, Putin thirrje Kievit: Ndaloni armiqësitë, jemi gati të bisedojmë
Presidenti rus Vladimir Putin, ka nënshkruar aneksimin e katër rajoneve të Ukrainë. Në një fjalim të zhvilluar këtë të premte, presidenti rus i ka bërë thirrje edhe Kievit që të ulët në tryezën e bisedimeve.
“Ne jemi gati për diskutime me Ukrainën”, ka thënë presidenti rus gjatë ceremonisë së nënshkrimit të aneksimit të rajoneve të Ukrainës, duke shtuar: “ I bëjë thirrje Kievit që të ndalojë menjëherë të gjitha armiqësitë, luftën që filloi në 2014 dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve. Kievi duhet të respektojë zgjedhjen e qytetarëve në Luhansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson. Kjo është e vetmja rrugë drejt paqes. Regjimi i Kievit kërcënoi qytetarët e rajoneve që mbajtën një referendum, por këto rajone nuk u thyen”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



