E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bota e modës në zi, ndahet nga jeta stilisti i njohur Azzedine Alaia
Bota

Bota e modës në zi, ndahet nga jeta stilisti i njohur Azzedine Alaia

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeç Azzedine Alaia, një nga dizajnerët më të njohur dhe më të vlerësuar të botës së modës.

Alaia ndërroi jetë në Paris, ku kaloi një pjesë të mirë të krijimtarisë së tij, si dizanjer për Dior, Guy Laroche apo Thiery Mugler.

Artisti lindi në Tunizi, dhe kur ishte i ri ëndërronte të bëhej skulptor. Ai u rrit në një familje fermerësh e megjithatë, që i vogël kishte një interes të madh për modën, që e shtyu të bëhej një fans i madh i “Vogue”.

Sot, revista e njohur i ka kushtuar një shkrim, pas vdekjes që tronditi mbarë botën e modës dhe jo vetëm. Edhe shumë yje kanë shprehur ngushëllimet për vdekjen e stilistit, ku kanë postuar foto me Azzedine.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.