E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmet në Parma të Italisë, njerëzit dalin në rrugë nga paniku
Bota

Tërmet në Parma të Italisë, njerëzit dalin në rrugë nga paniku

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë e shkallës Rihter është regjistruar në porën 13:37 të ditës së sotme në Itali, me epiqendër në provincën e Parmës.

Sipas Institutit gjeo-fizik në Itali, nuk raportohen dëme në ndërtesa apo persona të lënduar. Lëkundja ka qenë e fortë, aq sa shumë qytetarë kanë dalë nga banesat e tyre për të zbritur në rrugë nga paniku.

Një pjesë e mirë e popullsisë në këtë zonë ka ndjerë edhe një lëkundje me magnitudë 3.3 ballë në orën 13:10 e regjistruar me epiqendër në Varano de’ Melegari gjithnjë në Parmë.

Lëkundja e regjistruar ka qenë më e thellë në krahasim me atë të ndodhur në Emilia Romanja në vitin 2012. “Ka ndodhur në një thellësi më të madhe, 32 km, kjo do të thotë se paniku është kaluar në mënyrë më modeste”, – ka thënë Alesandro Amato, i Institutit Gjeofizik dhe Vulkanologjik.

Të lehta kanë qenë edhe pesë lëkundje të tjera menjëherë më pas, në intervale prej pak minutash njëra nga tjetra, të gjithë poshtë magnitudës 3.0

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.