E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokuroria kërkon 27 vite burg për 3 shtetasit francezë
Lajme

Prokuroria kërkon 27 vite burg për 3 shtetasit francezë

Akuzohen për qindra mijëra euro të falsifikuara në vendin tonë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 27 vite burg për 3 të pandehurit me shtetësi franceze të cilët akuzohen për qindra mijëra euro të falsifikuara në vendin tonë. Prokurori Bledar Valikaj ka kërkuar dënimin me nga 9 vite burg për shtetasit Jennifer Chollet, Zinedin Nkeh dhe Zinedin dhe Jose Ngakam.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për “BalkanWeb’ se për shkak të gjykimit të shkurtuar ata përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit, dhe nëse shpallen fajtor nga gjykata do dënohen me nga 6 vite burg.

Shtetasit e huaj kanë mohuar akuzat për futjen në Shqipëri të mijëra eurove të falsifikuara dhe letrave “Lastra”, dhe kanë kërkuar pafajësi.

Sipas prokurorisë këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të fusin në qarkullim në territorin e Shqipërisë rreth 1.2 milion Euro, kartëmonedha te cilat i janë sekuestruar shtetasit Jose Ngankam

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.