Feston sot 78-vjetorin, Berisha ndan mesazhin: Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike
Ish kryeministri Sali Berisha feston sot 78 vjetorin e lindjes. Ai ka shpërndarë në Facebook një foto me bashkëshorten e tij Liri Berisha.
Në postimin e tij, Berisha thotë se ndihet se udhëton “njëheras në dy stinë”, teksa jep dhe një mesazh politik.
“Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike!”
Mesazh i shpërndarë në rrjetet sociale nga Berisha:
Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë.
Në vjeshtën e bukur të jetës dhe,
në një pranverë të re politike!
Lavdi Zotit! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq. sb
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



