Profesori nga protesta : Një pastrues në FSHZH paguhet më shumë se ne
Rritja 7%, kockë. Protestat do përshkallëzohen
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi tha se viti i ri akademik nuk do të rrezikohet teksa ata do të përshkallëzojnë protestat.
“Nuk mendojmë që do rrezikohet viti i ri akademik. Do përdorim gjithë alternativat e protestave që sa më parë të nise rregullisht viti i ri. Asnjë student nuk do ketë humbje të orëve. Aktualisht bojkoti është i formës së prerë sa kohë nuk kemi përgjije, në vijim do ju lajmërojmë për larmi të protestave”.
Një nga profesorët në deklaratën për mediat i bëri thirrje kryeministrit që të deklarojë piramidën e pagave të pushtetit qëndror.
“Ramës i bëj thirrje të deklarojë piramidën e pagave të gjithë pushtetit qendror se ka pastrues në FSHZH e shumë institucione të tjera që marrin më shumë se sa një pedagog.
Ndaj duhet ta deklarojë piramidën e pagave e aty do marri vesh gjithë populli ku janë pagat e profesoratit e stafit e adminsitratës në universitetet publike”, u shpreh profesori.
Përfaqësuesi i Sindikatës së Pedagogëve Ardian Isufi, tha se “7% i akorduar nga qeveria është i qartë që është një kockë se inflacioni është 12 % e nuk quhet shtim page, është indeksim. Mos merremi me fjalë boshe dhe me lugë bosh t’i themi kryeministrit por të bëjë atë që ka peticioni në radhë të parë 9 pika se nuk është vetëm cështja e pagave dhe të rritet 50 % ne jemi poshtë pagës mesatare të pedaogut në Kosovë e rajon por ka e shumë cëshjte të tjera është kërkimi shkencor që ndikon direkt në cilësinë e mësimëdhënies”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



