E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jep dorëheqjen kryeministrja e Britanisë së Madhe
Lajme

Jep dorëheqjen kryeministrja e Britanisë së Madhe

Liz Truss, kryeministrja e Britanisë së Madhe dha dorëheqjen këtë të enjte.

Para dhjetëra gazetarëve ajo tha se erdhi në detyrë në një kohë “paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare”.

Ajo u shpreh se nuk mund ta dorëzojë mandatin me të cilin u zgjodh nga anëtarët e konservatorëve dhe për këtë arsye po jep dorëheqjen. Ata ranë dakord që brenda javës së ardhshme do të ketë zgjedhje për lidershipin, duke shtuar se ajo do të qëndrojë si kryeministre derisa të zgjidhet një pasardhës.

Pak ditë më parë Truss ka shkarkuar nga detyra ministrin e Financave, Kwasi Kwarteng.

Veprimi erdhi si pjesë e një ndryshimi të mini-buxhetit të qeverisë të shpallur muajin e kaluar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.