E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha për protestën e pedagogëve: Qeveritarët përdorin avionët si taksi për një fundjavë në Paris, ndërsa pedagogët
Publik News

Berisha për protestën e pedagogëve: Qeveritarët përdorin avionët si taksi për një fundjavë në Paris, ndërsa pedagogët

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se pagat e pedagogëve në Shqipëri janë sa gjysma e atyre në Kosovë, sepse qeveritarët tanë dhe ato që rrinë pas tyre përdorin avionët si taksi dhe shijojnë fundjavat në Europë.

Berisha shtoi se solidarizohet me studentët dhe pedagogët ndërsa i quajti këto të fundit ajka e kombit.

Kryedemorkati nuk la pa përmendur edhe deklaratat e djeshme të kryeministrit Rama, i cili e quajti kreun e Sindikatës së Pedagogëve, ish punonjës i SHIK-ut.

“Ky i vërsulet pedagogut se ka shërbyer në organin e Sigurisë Kombëtare. Më keni dëgjuar të përmend Damian Gjiknurin se ka shërbyer dy vite në Shish. Kurrë. Ai ka tre ditë që u thotë shqiptarëve se një nga pedagogët më të shquar ka punuar në SHISH dhe nën drejtimin e tij.
Ky ka vetëm keqësi shpirtërore ska norma moral e ligj. Isha në Gjirokastër më tha pedagogia marr 600 euro në Prishtinë marrin dyfisfin. Jemi më të varfër nga Kosova ne?

Këta ja kërrcasin biftekut 1 mijë euro. marrin avionin taksi e bëjnë weekend në Paris. Paguajnë shoferin 4 herë më shumë se lektorin e Universitetit. I japin 500 mln lekë kuzhinierit të vet se i marrin universiteteve 700 mln lekë.

Pedagogët dalin, ata janë ajka e kombit. Kanë mend 3 herë më shumë nga të gjithë këta që janë pas meje çuçurisin sa herë dal të flas këtu. Çka ky me kombin shqiptar. Anti shqiptar si ky ska pasur ndonjëherë. I shpreh solidaritetin studentëve e pedagogëve. I ndërpreu 8 vite doktoraturat. Duhet të jesh injorant të marrësh një vendim të tillë. I ndërpreu me urdhër injoranti kërkimin shkencor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.