U gjet i vdekur në një kanal në Fushë-Krujë, 34-vjeçari Indrit Ndoj u arrestua një vit më parë
Familjarët e Indrit Ndoj janë terrorizuar teksa janë përballur me trupin e pajetë të 34-vjeçarit në kanal. Ata e gjetën në një kanal anës rrugës teksa ishin duke shkuar për në punë. Rastësisht ata kanë parë familjarin e tyre në kanal me një plagë plumbi në këmbë.
Indriti dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte me njeri.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhru gjatë natës pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha.
Para një viti ai u arrestua bashkë me një person duke transportuar 19 klandestinë kundrejt pagesë.
“Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetet tip “ Volvo” dhe “Ford” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:-Enea. Babasi, 26 vjeç dhe Indrit Ndoj, 33 vjeç, banues në Fushë Krujë.Këta shtetas, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimetePolicisë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo ” dhe “Ford”, 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës”, njoftonte policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



