Vrasja e 39-vjeçarit/ Motiv i krimit dyshohet të jetë hasmëria
Konflikti mes familjes Sanaj dhe Kola për një vajzë
Dje rreth orës 22:30 në zonën e njohur si ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë persona ende të paidentifikuar ekzekutuan me 3 plumba kallashnikovi, 39-vjeçarin Briken Sanaj.
Ky i fundit u vra me plumba në fytyrë, teksa pas ngjarjes policia ka shoqëruar në komisariat disa persona që do të merren në pyetje lidhur me tragjedinë.
Mësohet se 39-vjeçari para se të vritej ka qenë në Lezhë në dasmën e një shokut të tij dhe pasi është kthyer kur ka zbritur nga makina është qëlluar për vdekje nga një distancë e afërt nga një makinë në lëvizje.
Mjeti i autorëve tip “Benz” u dogj pas ngjarjes në Qafë Kashar, ndërsa brenda saj u gjet një kallashnikov.
Ndërkohë Briken Sanaj dhe familja e tij, në të shkuarën kanë pasur konflikte me familjen Kola.
Konflikti ka nisur në vitin 2010 për shkak të ngacmimit të një vajze.
Historia në fjalë u ashpërsua dhe vëllai i vogël i Briken Sanajt plagosi një prej djemve të familjes Kola.
Mes familjeve nisi një hasmëri që pavarësisht përpjekjeve për pajtim nuk u realizua kurrë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



