E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Rama na ka konfiskuar logon”, Berisha i ashpër: Ose e zgjiidh PD këtë punë, ose do të shuhet!
Publik News

“Rama na ka konfiskuar logon”, Berisha i ashpër: Ose e zgjiidh PD këtë punë, ose do të shuhet!

Edhe me gjak po ta lajë vendin, nuk dorëzohemi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama po mban peng logon e Partisë Demokratike me metodat e tij.

Berisha tha se ose PD do ta zgjidhë këtë çështje, ose do të shuhet si forcë politike.

Ai shtoi se Rama kërkon që të zhdukë këtë forcë politike përmes horrave që nuk njohin as ligj e as moral, por sipas tij edhe nëse kryeministri e lan vendin me gjak, demokratët nuk dorëzohen.

“Nuk mund të na konfiskojë ne logon ai. A do mbrohet pluralizmi këtu apo jo. Edi Rama mund të bëjë ç’të dojë, mund të lajë me gjak këtë vend, por ne nuk dorëzohemi. Logoja e PD-së me vendim gjykate është e jona. Vendimi i gjykatës është në fuqi. Në çdo vend të botës kështu ndodh. Por Edi Rama do të na shuajë me mekanizma të tilla. I kemi edhe ne të gatshme gjërat. Po e çove ti situatën me kundërshtarin për jetë a vdekje do të përballesh me pasoja. Por të na zhdukë ne ai me horra që s’kanë as ligj, as moral le ta provojë. O e zgjidh Partia Demokratike këtë, ose do të shuhet. Ne do të qëndrojmë për një parim shumë të madh”, u shpreh Berisha.

 

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.