E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga rivendosja e fashës preken më shumë se 71 mijë familje
Ekonomi

Nga rivendosja e fashës preken më shumë se 71 mijë familje

Qeveria me sytë nga qielli, pezull vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike!

 Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë do të vijojë të qëndrojë pezull, të paktën edhe një javë.

Qeveria ka njoftuar dje rishikimin e vendimit për rivendosjen e fashës 800 kilovatë, duke lënë të hapur mundësinë e shtyrjes edhe me një muaj tjetër nëse do të ketë përmirësim të situatës hidrike.

VENDIMI

Kjo nuk është e para herë kur qeveria injoron kompetencat e një institucioni të pavarur siç është Enti Rregullator i Energjisë. Pak ditë më parë, ky institucion komunikoi rritjen e çmimit të energjisë për abonentët familjarë duke nisur nga data 1 nëntor. Por, në moment të fundit, është parashtruar alternativa e shtyrjes. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, vuri në dukje se përgjatë tetorit ka pasur një rënie të konsumit të energjisë elektrike me 6.2 për qind, por ajo çka nuk favorizon është situata hidrike. Ndaj edhe kjo javë do të jetë vendimtare për qeverinë, që sytë i ka kthyer nga qielli.

“Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim dhe bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë cdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800këh”, ka shkruar Balluku në rrjetet sociale. Ndërkohë më herët gjatë ditës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e bëri fakt të kryer shtyrjen e vendimit kur tha se “edhe pse shi s’ka pasur asnjë pikë, qeveria ka vendosur se për shkak të miradministrimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë që kanë dhënë efektet e para të uljes së shpenzimet të energjisë. Jemi ndër vendet e vetme, ku qeveria vazhdon të subvencionojë 80% të faturës. Është një opsion, por qeveria ka njoftuar në kohë Entin Rregullator se nuk do aplikohet”.

FATURA

Janë mbi 71 mijë familje që do të preken nga rritja e çmimit të energjisë, pra gati dyfish më shumë nga çfarë u tha nga qeveria. Me rikthimin e fashës, çmimi i energjisë për abonetët familjarë që harxhojnë mbi 800 kilovat në muaj do të 5-fishohet. Aktualisht abonentët familjarë e paguajnë një kilovator me 9.5 lekë. Por duke filluar nga data 1 nëntor, deri në 800 Kwh do të aplikohet çmimi i reduktuar, ndërsa mbi këtë prag çmimi deri në fund të këtij viti do të jetë 44 lekë. Për ta konkretizuar, një familje që harxhon në një muaj 850 kilovat, me skemën aktuale detyrimi mujor është (850 X 9.5 lekë/ këh) 8075 lekë. Kësaj shume i shtohet edhe TVSH (20 për qind) dhe fatura mujore në këtë rast është (8075 +1615) 9 690 lekë (pa përfshirë taksën e televizionit). E njëjta familje pas aplikimit të fashës do të paguajë për të njëjtën sasi energjie të harxhuar, pra, 850 kilovator një faturë në vlerën e rreth 11 760 lekë, pra rreth 2 mijë lekë më shumë. Kjo pasi deri në 800 Kwh çmimi do të jetë 9.5 lekë, ndërsa për diferencën që në këtë rast është 50 Kwh çmimi do të jetë 44 lekë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.