E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Washington Post: SHBA-të i kanë kërkuar Zelenskyt të ulet në tryezë me Putinin
Bota

Washington Post: SHBA-të i kanë kërkuar Zelenskyt të ulet në tryezë me Putinin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po këshillojnë dhe inkurajojnë privatisht Ukrainën që të tregojë se është e hapur të negociojë me Rusinë, shkruhet në artikullin e Washington Post.

Në artikull citohen burime anonime, sipas të cilave nxitja e zyrtarëve amerikanë nuk synon ta sjellë Ukrainën në tryezën e bisedimeve, por është një përpjekje e qëllimshme për të siguruar që Kievi të ruajë mbështetjen e vendeve të tjera.

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas pranojnë se refuzimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të zhvilluar bisedime me presidentin rus Vladimir Putin ka shkaktuar shqetësim në disa vende në Evropë, Afrikë dhe Amerikën Latine, ku efektet e luftës për ushqimin dhe karburantin janë më të dukshme.

Zelensky nënshkroi një dekret më 4 tetor duke e quajtur zyrtarisht perspektivën e çdo bisedimi me Putinin “të pamundur”, por duke e lënë të hapur derën për bisedime me Rusinë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë nuk ka dhënë asnjë koment të menjëhershëm mbi besueshmërinë e informacionit. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit është përgjigjur: “Ne e kemi thënë më parë dhe do ta themi përsëri: Veprimet flasin më shumë se fjalët. Nëse Rusia është e gatshme të negociojë, ajo duhet të ndalojë bombat dhe raketat e saj dhe të tërheqë forcat e saj nga Ukraina”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.