E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PS: S’ka ndryshime në ndarjen territoriale
Lajme

PS: S’ka ndryshime në ndarjen territoriale

Nuk pati konsensus në komision, jo më kohë për negociata

Partia Socialiste deklaroi sot se në zgjedhjet e 14 majit do të votohet në 61 bashki, pra se nuk do të ketë asnjë ndryshim në ndarjen territoriale.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i pyetur për raportet e komisionit të posaçëm të reformës administrative territoriale tha se nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime ligjore.

“Komisionet e Posaçme ndryshojnë nga komisionet hetimore. Komisionet e posaçme votojnë projektligjet që burojnë nga puna e tyre. Në komisionin e posaçëm të reformës administrative territoriale nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime legjislative. Raportet e tyre janë administruar si raporte të maxhorancës dhe opozitës dhe kjo është një çështjes e mbyllur. Nuk do ketë votim raportesh. Do kishte votim nëse do kishte amendamente në ligjin për reformën administrative territoriale. Nuk ka më kohë për këtë çështjes (negociata). Më 14 maj në Shqipëri do votohet në 61 bashki”, deklaroi Balla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.