E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vjollca Hoxha në gjurmët e Tanit: Respekti fitohet me forcë!…
Lajme

Vjollca Hoxha në gjurmët e Tanit: Respekti fitohet me forcë!…

Janë shpeshtuar shumë komentet në lidhje me marrëdhëniet e acaruara të pronares së TChannel me Qeverinë Rama2.

Gjërat duken të qarta, është në të vërtetë konkurrenca që qëndron mbrapa këtij konflikti ndërmjet tyre. Dukshëm Televizioni Klan është në avantazh, edhe në audiencë, por mbi të gjitha edhe në marrëdhëniet e priviligjuara me Qeverinë dhe qeveritarët.

Në një kohë kur Tch, ruante më korektesë një pakt dashamirës më Ramën, Tv Klan luante me disa shpejtësi dhe me disa linja paralele.

Dhe mbi të gjitha aftësia negociuese e sipërmarësit Samir Mane, mik dhe partner i Sandër Frangajt nga njëra anë, por edhe tashmë, edhe një mik i afërt i kryeministrit, si edhe një lojtar i fortë politik që mendohet se ka ndërlidhur me sukses, jo pak herë Ramën me Bashën, roli i Manes ka sjellë një përparësi të rëndësishme për Tvklan.

Sidomos në strategjitë e përpunuara prej tij, për shndrimin e influencave mediatike, në interesa ekonomike të posaçme të cilat nuk kritikohen nga PD.

Tv Klan, nga njëra anë ishte kritik dhe opozitar ndaj qeverisë, në emisionin ‘Opinion’ të Fevziut dhe nga ana tjetër, mbështetës në linjën editoriale të lajmeve informuese të përgjithshme.

Ndërsa Tchannel ishte deri dje, vetëm mbështetës, në të gjithë programacionin e vet, duke humbur jo pak besueshmëri në publik.

Hipotezat e acarimit të Vjollca Hoxhës me Ramën janë disa, por fakti qëndron se vendimmarrja e saj duket e frymëzuar edhe nga e kaluara e Tanit, themeluesit të Tchannel.

“Respekti fitohet me forcë!…” thoshte dikur Dritan Hoxha në tavolinat me miqtë e tij dhe duket se edhe Vjollca Hoxha, po bën një provë force me Ramën, si dikur Tani, me Berishën…/360

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.