E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD tregon a ishin të dehur kolegët e tij: Rama përgjigjen e mori siç e meritonte, t’i shërbejë si mësim për t’i vënë gishtin kokës
Lajme

Deputeti i PD tregon a ishin të dehur kolegët e tij: Rama përgjigjen e mori siç e meritonte, t’i shërbejë si mësim për t’i vënë gishtin kokës

Deputeti i PD Luçiano Boçi thotë se kolegët e tij Edi Paloka dhe Bujar Leskaj që u përfshinë në një debat të ashpër dhe me ofendime në Kuvend në seancën plenare të së enjtes, nuk ishin të dehur, por të zemëruar.

Sipas Boçit, reagimi i tyre është shkaktuar nga sjellja e vetë kryeministrit që ka përdorur në Kuvend të mërkurën një fjalor banal e linçues ndaj opozitës.

“Ata nuk u poqën me Ramën rastësisht si të panjohur në rrugë që të akuzohen paturpësisht se kishin marrë alkol.

Ballafaqimi me të ishte ngjarje që do ndodhte dhe pritja u shkaktua nga sjellja e Ramës.
Shkaktari i zemërimit të tyre ishte vetë Kryeministri banal, i cili nuk ndalet të përdorë fjalor linçues ndaj opozitës”.

“Por përgjigjen e mori siç e meritonte,
Me të njejtën monedhë!

E mori në proporcion të drejte me ato që kishtë vjellë nga goja një ditë më parë, ditë të tëra më parë, muaj e vite me rradhë.

E meritonte dhe me ashpër madje, por le t’i shërbejë si mësim për t’i vënë gishtin kokës e për të mos cënuar opozitën, qytetarët, madje dhe të tijët”, shkruan Boçi.

POSTIMI I PLOTE

Nuk ishin të dehur, ishin të zemëruar

Paloka dhe Leskaj nuk ishin të dehur siç mërmërit Rama.
Aspak!

Ishin deri në fyt të mbushur me zemërim e shfrynë dufin e reagimit të ligjshëm dhe jo vetëm te tyrin, ndaj një Kryeministri gojëndotës, të pacipë dhe arrogant të neveritshëm.
Ata nuk u poqën me Ramën rastësisht si të panjohur në rrugë që të akuzohen paturpësisht se kishin marrë alkol.

Ballafaqimi me të ishte ngjarje që do ndodhte dhe pritja u shkaktua nga sjellja e Ramës.
Shkaktari i zemërimit të tyre ishte vetë Kryeministri banal, i cili nuk ndalet të përdorë fjalor linçues ndaj opozitës.

Pse habitet Rama?

A e di ai se çfarë urrejtje vlon për të në ambientet përtej parlamentit, në të cilat reagimi i Palokës dhe Leskajt do dukej si përkëdhelje?!!!!

Dhe pse shan kaq shumë Rama?

Shan, se i shari të shan – thotë populli!
Shan, sepse kërkon, pa pasur turp nga turpi, të mbulojë ngjarjet korruptive!
Shan, sepse brenda tij ka një dëshirë perverse të shahet nga të tjerët!
Shan, sepse sharjen e ka aleaten e vetë më besnike.

Por përgjigjen e mori siç e meritonte,
Me të njejtën monedhë!

E mori në proporcion të drejte me ato që kishtë vjellë nga goja një ditë më parë, ditë të tëra më parë, muaj e vite me rradhë.

E meritonte dhe me ashpër madje, por le t’i shërbejë si mësim për t’i vënë gishtin kokës e për të mos cënuar opozitën, qytetarët, madje dhe të tijët.

Zemërimi i Palokës dhe Leskajt nuk ishte zemërim i çastit dhe as i vetes së tyre.
Ai është shprehje në një formë ndryshe e zemërimit mbarëpopullor që do derdhet nesër shesheve të Tiranës.

#Tëgjithënëprotestë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.