E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Zemërimi i qytetarëve po kulmon, Rama me fjalor halabaku ordiner ndaj opozitës
Politikë

Berisha: Zemërimi i qytetarëve po kulmon, Rama me fjalor halabaku ordiner ndaj opozitës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se qytetarët mezi po presin protestën e opozitës ditën e nesërme.

“Zemërimi i qytetarëve po kulmon, po rritet çdo orë dhe me padurimin më të madh po presin protestën e nesërme në orën 4 si një ngadhënim të plotë të popullit opozitar, si një dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të mos pranuar kurrë më armikun e egër të votës së tyre të lirë të sillet siç është sjellë me ta, për të mos pranuar kurrë më një kryehajdut të të gjitha kohërave për t’i vjedhur e mjeruar ata, për të mos pranuar kurrë më tej një armik të qenies së tyre që po i përzë, po i dëbon çdo ditë nga Shqipëria”, tha Berisha.

“Shqiptarët e shohin se çfarë fjalori të ulët prej halabaku ordiner përdor ky njeri për opozitën. I mbrujtur me edukatën e babait dhe dajos xhelat, ky ka për kundërshtarin psikologjinë e xhelatit. Të gjitha këto janë temat e protestës”.

***

Një ditë para protestës së opozitës, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar një video ku fton shqiptarët ti bashkohen nesër në tubimin përballë kryeministrisë.

“Nesër ora e shqiptarëve! Të gjithë në protestë!”, shkruan Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.