E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha i bashkohet protestës, qytetarët “ndezin” Bulevardin para Kryeministrisë
Lajme

Berisha i bashkohet protestës, qytetarët “ndezin” Bulevardin para Kryeministrisë

Opozita proteston sot kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Shumë qytetarë janë mbledhur para selisë së qeverisë në Bulevardin kryesor të Tiranës.

Rreth orës 16:30 protestes i eshte bashkuar edhe kreu i PD, Sali Berisha i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi dhe Luciano Boci.

Protesta është parashikuar të zgjasë rreth 3 orë dhe se 20 folës do t’iu drejtohen qytetarëve, ndërsa në fund pritet të japë një mesazh dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i PL-së Ilir Meta.

Ndërkohë nga ana e saj edhe policia ka marre masat. Jane rreth 1000 efektive qe jane angazhuar per mbarëvajtjen e protestës.

Dera e kryeministrisë është blinduar, ndërsa prej orës 15 do të jete i bllokuar qarkullimi i mjeteve në bulevardin “dëshmorët e kombit” dhe rrugët lidhëse pranë kryeministrisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.