E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Debati për Portin e Durrësit/ Bardhi në Komisionin e Ligjeve: Jeni mësuar të jetoni në rezidenca!
Lajme

Debati për Portin e Durrësit/ Bardhi në Komisionin e Ligjeve: Jeni mësuar të jetoni në rezidenca!

Zhvilluesi shet apartamente dhe përjashtoh nga  taksa

Komisioni Parlamentar i Ligjeve është përfshirë në debate teksa diskuton për projektin e Portit të Durrësit. Deputeti i PD, Gazment Bardhi kërkoi shpjegime për përjashtimet nga taksat, ndërsa gjatë debatit iu drejtua mazhorancës duke i thënë se “ju jeni mësuar të jetoni në rezidenca”.

Gjate debateve, Bardhi deklaroi se shteti shqiptar ka vendosur të bëjë biznes me Portin e Durrësit dhe të dalë i humbur nga ky biznes.

Bardhi: Një nga kolegët më tha që quhen tani rezidenca, nuk quhen pallate. Ju jeni mësuar të jetoni në rezidenca, sepse unë ashtu i njoh. Unë nuk ndërtoj pallate dhe nuk di të ndërtoj pallate. Unë po përpiqem të shpjegoj pyetjen time. Përjashtimet nga taksat për apartamentet që ky investitor do shesë a ndikojnë tek konkurrenca me ndërtues të tjerë, kjo ishte pyetje.

Bushka: Ju thanë jo për këtë, nuk ka. A ka mundësi të vazhdoni me pyetjet e tjera.

Bardhi: Unë nuk po flas për tipologjinë e zhvillimit, po flas për veprimtarinë ekonomike.

Dëgjova në përgjigjet tuaja që kontributi i shtetit do jetë i shtrirë ne 20 vjet. Kush është ky kontribut? Ju vendosni në dispozicionin pronën publike.

Kadiu: Shtrihet në 20 vjet kontributi shtetëror duke qenë se zhvillimi zgjat 20 vjet. Më e thjesht se kaq nuk ka.

Bardhi: Pra leja e ndërtimit do merret pas 20 vjetesh, prandaj taksa do paguhet pas 20 viteve. Ky do ndërtojë në ajër, në këtë moment ne do marrim vetëm të ardhura. Kështu e kuptova unë.

Bushka: Fjalën e keni marrë pa leje

Bardhi: E kam unë radhën e fjalës, ju pse ndërhyni…Sa i takon…Shqetësimi im është që shteti shqiptar ka vendosur të bëjë biznes dhe del i humbur nga ky biznes. Këtë e thotë marrëveshja që ke sjellë ti…Ti pusho se del jashtë ndryshe.

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.