E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar
Lajme

Kryemadhi: SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka reaguar pas urdhër arresteve të reja të lëshuara nga SPAK në lidhje me abuzimet përmes inceneratorit të Fierit.

Sipas saj, hetimet “treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme”.

Kryemadhi në reagimin e saj thotë se “drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!”.

Ndër të tjera, Kryemadhi thotë se “burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar”.

REAGIMI I MONIKA KRYEMADHIT

Përshëndes veprimet e sotme për inceneratorët. Treguan se faktet që kam bërë publike janë të pamohueshme.

Por, drejtësia nuk duhet të veprojë me regji dhe favorizime klienteliste!

Burime të besueshme tregojnë se para pak muajsh SPAK ka kërkuar masë arresti për Armando Subashin dhe është frenuar. I njejti deformim po ndodh për hetimet e inceneratorit të Tiranës, për të shpëtuar Erion Veliajn dhe kokat e vërteta të aferës së inceneratorëve.

SPAK duhet të godasë në shenjë për inceneratorët, mos të drejtohet sipas sulmeve që vijnë nga kongresi i partisë.

Po monitorojmë çdo veprim të autoriteteve për inceneratorët dhe do të bëjmë çdo gjë që të korruptuarit e qeverisë të njohin ligjin, ndërsa paratë dhe pronat publike t’i kthehen shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.