E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elon Musk kërkoi një sondazh  për Donald Trump…
Lajme

Elon Musk kërkoi një sondazh për Donald Trump…

Elon Musk ka postuar një sondazh në Twitter ku i kërkon përdoruesve të votojnë nëse ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili u pezullua nga përdorimi i llogarisë së tij në median sociale, duhet të rikthehet ose jo.

Shefi i Twitter-it e shoqëroi sondazhin me fjalët: “Vox Populi, Vox Dei” – një frazë latine që do të thotë “zëri i popullit është zëri i Zotit”.

Përpara se të blinte Twitter, Musk tha se nëse ai merrte drejtimin e kompanisë do të zhbënte ndalimin e Trump nga platforma, gjë që e quajti “marrëzi”.

“Ndalimet e përhershme duhet të jenë jashtëzakonisht të rralla dhe me të vërtetë të rezervuara për llogaritë që janë ‘bot’ ose ‘spam’. Unë mendoj se nuk ishte korrekte të ndalohej Donald Trump,” tha ai në maj.

“Unë mendoj se ky ishte një gabim sepse tjetërsoi një pjesë të madhe të vendit dhe në fund nuk rezultoi që Donald Trump të mos kishte një zë”.

Trump u pezullua përgjithmonë nga Twitter në janar 2021 pas sulmit nga mbështetësit e tij në Kapitolin e SHBA që shkaktoi disa viktima.

Kompania e teknologjisë tha se e mori vendimin pas trazirave të 6 janarit “për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.