E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytjet/ Berisha e akuzon për vjedhje, ja si i përgjigjet kryeministri Rama
Politikë

Përmbytjet/ Berisha e akuzon për vjedhje, ja si i përgjigjet kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në përgjigje të akuzave që ka ngritur Sali Berisha, në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet në Shkodër.

“Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje!”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

Berisha e akuzoi Ramën për vjedhje ne fjalen e tij ne konferencen me gazetaret nga Shkodra.

“Ka një urrejtje për Shkodrën. Përgjigja ime është, ai në çdo akt që firmos vetëm vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Ai shqiptarëve u ka paraqitur vetëm një argument, që u thotë shqiptarëve si mund të vjedhë një burrë dy metra. Ka argumenta që e nxjerrin Edi Ramën hajdutin më të madh të shtetit shqiptar në të gjithë historinë”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.