Durrês/ Gjykata liron edhe pesë të arrestuar e grupit kriminal për skadim afatesh
Edhe pesë persona të tjetër të arrestuar në kuadër të operacionit “Porositësi” janë liruar nga Gjykata e Durrësit, duke u ndjekur penalisht në gjendje të lirë. Ndërkohë, rreth një javë më parë është liruar një tjetër persona, duke e çuar në gjashtë numrin e të arrestuarve që lirohen me urdhër gjykate pasi organi i hetimit nuk ka sjellë dot prova shtesë për t’i mbajtur ata prapa hekurave.
Kështu, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest me burg” në detyrim paraqitje për shtetasit Gentian Sheshi, Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Armando Lama, Armand Dalipi (Daka)”. Ata janë liruar nga Apeli për shkak të skadimit të afatit 45- ditor të qëndrimit të tyre në qelitë e paraburgimit. Në burg aktualisht janë vëllezërit, Indrit dhe Gentjan Beqiraj, të cilët dyshohet si vrasës me pagesë. Një operacion i koduar “Porositësi” çoi në pranga 14 persona dhe shpalli në kërkim pesë të tjerë të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Nga operacioni i zhvilluar më 14 tetor përfunduan në pranga vëllezërit Beqiraj, ndërsa u shpall në kërkim i shumëkërkuari Kasandro Noga, i cili aktualisht rezulton i arrestuar në Belgjikë për një tjetër ngjarje kriminale. Policia tha se vëllezërit janë paguar nga 50 deri në 150 mijë euro për të kryer vrasjet, përkatësisht në Tiranë dhe në Durrës. “Shtetasit Gentian dhe Indrit Beqiraj, në periudha të ndryshme kohore, janë kontaktuar nga Kevin Zeneli alias Kevin Suçi dhe Ilirjan Feçi, për llogari të shtetasit Kasandro Noga, kundrejt pagesave nga 50 mijë deri 150 mijë euro, për të kryer vrasjen e një shtetasi dhe të nipërve të tij, në qytetin e Tiranës, si dhe për vrasjen e shtetasit A. M., në qytetin e Durrësit”, sqaron Policia.
Sipas dëshmive të tyre, dy prej vrasjeve janë porositur kundrejt pagesave nga Kasandro Noga, ndërsa një vrasje tjetër është porositur nga Flamur Bejko, punonjës i Policisë së Burgjeve. Në të njëjtën kohë, vëllezërit kishin marrë porosi edhe për eliminimin e Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi” i Shijakut. Një nga personat e përfshirë në dhunimin e vëllezërve gjatë së shtunës ishte pikërisht miku i “Rrumit”, i cili me sa duket ka pasur informacion për tentativën e tyre për ta vrarë. Për këtë arsye, është shpallur në kërkim vetë “Rrumi”, Agron Bejdolli dhe Dritan Ferra.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



