E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Disfata me Japoninë, Gundogan i zemëruar:  Nuk është shënuar ndonjëherë më lehtë se ndaj nesh
Publik News

Disfata me Japoninë, Gundogan i zemëruar: Nuk është shënuar ndonjëherë më lehtë se ndaj nesh

Humbja ndaj Japonisë ka ndezur menjëherë kampin te Gjermania me deklarata të rënda të Ilkai Gyndogan. Mesfushori 32-vjeçar, nuk është kursyer në kritikat e tij ndaj shokëve të skuadrës teksa ka vënë në diskutim përkushtimin në këtë sfidë të bashkëlojtarëve.

“Ia bëmë shumë të lehtë. Sidomos golin e dytë, nuk e di nëse është shënuar në Kupën e Botës më lehtë ndonjëherë se sa ai gol. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Ne jemi në Kupën e Botës këtu. Mendoj se dominuam ndeshjen për pjesën më të madhe të saj, Manu na shpëtoi një herë në pjesën e dytë. Kjo është arsyeja pse e kemi. Kishim disa mundësi të pabesueshme përpara dhe nuk ia dolëm të shënonim golin e dytë. Mënyra se si u pësuan golat brenda 8 minutash ishte shumë e thjeshtë.

Kishim pak mungesë besimi kur kishim topin në nisjen e aksioneve nga mbrapa. Mbajtja e topit, lëvizja, pasimi. Dhe ne besuam shumë më tepër se sa duhet te topi i gjatë në pjesën e dytë. Kur luanim top të shkurtër, e humbnim shumë lehtë, E ndjeje që jo gjithkush e donte topin. Ne humbëm topin shumë shpesh dhe me shumë lehtësi”, theksoi Gyndogan në intervistën e tij për “ARD” pas sfidës me fjalë që janë përhapur me shpejtësi në të gjitha mediat gjermane të cilat paralajmërojnë “furtunë” brenda grupit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.