Meta: Në Shqipëri siguria rrezikohet vetëm nga mafia në pushtet jo nga protesta e 6 dhjetorit
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, njoftoi këtë të martë se forca politike që ai përfaqëson do t’i bashkohet protestës të thirrur nga ish-kryeministri Berisha më 6 dhjetor, ditën që do të mbahet në Tiranë samiti mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Meta tha se protesta në bulevardin e Dëshmorët e Kombit nuk përbën cënim për perimetrin e sigurisë së samitit, por shtoi se është mafia në pushtet ajo e cila e kërcënon sigurinë në këtë vend.
“Siguri në Shqipëri është gjithmonë nën kërcënimin e mafias në pushtet dhe kurrësesi të qytetarëve të lirë të saj.
Së dyti nuk shtë njoftuar protestë ndaj kryetarit të bashkisë pasi bileta e tij është pa kthim më 14 maj, por është njoftuar një manifestim pro europian që gjithë Shqipëria kërkon të japë një mesazhë mirënjohjeje për vendimin, e ritheksoj edhe njëherë vendimin strategjik të BE-së për të nxitur vendet e Ballkanit Perëndimor drejt rrugës evropiane.
Në Shqipëri nuk duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën është vetëm populli.
Ne e kemi bërë të qartë që dhjetori është muaji i demokracisë dhe qytetarët e kanë vetë thirrjen nga brenda.
Do të jetë një manifestim pro-europian që kërkon t’i japë fund kapjes së shtetit”, tha Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



