E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Meta me mesazh për protestën: Më 6 dhjetor për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë
Lajme

Ilir Meta me mesazh për protestën: Më 6 dhjetor për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë

Dhjetori, muaji i demokracisë”, Meta thirrje qytetarëve.

Dhe  për t’i dhënë fund kapjes së shtetit

Në një kohë kur në Shqipëri më 6 dhjetor vijnë liderët e BE për të zhvilluar Samitin BE-Ballkani Perëndimor, opozita ka paralajmëruar një protestë.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook, ka dhënë mesazhin se 6 dhjetori do të jetë dita për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë dhe për t’i dhënë fund kapjes së shtetit.

“Dhjetori është muaji i Demokracisë, është muaji i Europës. Më 6 Dhjetor për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, për t’i dhënë fund kapjes së shtetit dhe ku askush të mos e frenojë më aspiratën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian”, shkruan Ilir Meta.

Kujtojmë që opozita në këtë datë ka thirrur një protestë kombëtare, por ka garantuar se protesta do të jetë qytetarë dhe është kundër keqqeverisjes dhe jo kundër BE-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.