E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alimehmeti tërhiqet nga balotazhi: Anëtarësia foli pro Belind Këlliçit
Lajme

Alimehmeti tërhiqet nga balotazhi: Anëtarësia foli pro Belind Këlliçit

Kandidati i primareve, Ilir Alimehmeti është tërhequr nga balotazhi, duke i njohur fitoren kandidatit tjetër, Belind Këlliçi.

Gjatë deklaratës së tij në selinë e PD-së, Alimehmeti u shpreh se vota e anëtarësisë dje foli qartësisht pro Belind Këlliçit.

Ilir Alimehmeti:

Jemi këtu më pak se 24 orë nga Primaret ku anëtarësia shprehu vullnetin me votë për herë të parë.

Respekt votës së anëtarësisë, falënderoj çdo votues e numërues për një proces që shkoi nga fillimi në fund me transparencë brenda një kohe të shkurtër. Nga fillimi i këtij procesi isha i bindur se anëtarësia duhet të shprehej.

Kam qenë i bindur se ishte anëtarësia që duhet të kishte rol kryesor. Anëtarësia foli në favor të kandidatit pranë meje, Belind Këlliçit, djalë i shkëlqyer, nga ana politike e njihni mjaft mirë.

Sido të shkonte do isha në krah të kandidatit apo kandidates, në këtë rast kandidatit që do gëzonte votën e anëtarësisë. Duhet njohur vota dhe duhet kuptuar siç duhet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.